Aktualitet

9 Mars 2020, 11:47 Nga DOSJA

TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtarë të rinj për gjykimin e rastit të tij.

Në kërkesën e bërë për KLGJ-në, Shullazi kërkon që gjyqtarët e çështjes së tij të caktohen nga Gjykata Speciale (GJKKO). Por ky ‘skenar’ nuk është i mundur që të ndodhë, pasi gjyqtarët nga GjKKO nuk e plotësojnë dot trupën gjykuese. Kjo pasi kanë një numër shumë të vogël të tyre për shkak të shkarkimeve nga Vettingu. Ndërsa pjesë tjetër ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e sekuestrove nga OFL-ja.

Çështja e ‘Shullazit’, deri tani është vetëm me një gjyqtar, pasi në trupën gjykuese ka mbetur vetëm Albana Boksi.

NGËRÇI PËR ÇËSHTJEN 

Gjyqi ndaj të fortit të Tiranës dhe grupit të tij është kthyer në një telenovelë në gjykatat e vjetra, e po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Gjykatat e sapokrijuara. GJKKO-ja e ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë, gjë që u rrëzua nga trupa gjykuese, duke e lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës. KLGJ ende s’është shprehur për dy gjyqtarët Kalaja dhe Temo, kështu që e vetmja gjyqtare e kësaj çështjeje është Albana Boksi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çeshtja shullazi emiljano shullazi çeshtja shullazi emiljano shullazi

Sondazh

Poll