Aktualitet

Dy të infektuar me koronavirus/ Shqiptarët të frikësuar, mbushin karrocat plot me ushqime, boshatisin supermarketet

9 Mars 2020, 12:13 Nga DOSJA
Dy të infektuar me koronavirus/ Shqiptarët të frikësuar,

Tiranë- Shqiptarët kanë filluar të marrin masa, pas përhapjes së lajmit se në vendin tonë dy persona janë të infektuar me koronavirus. Që prej mëngjesit të sotëm qytetarët janë dyndur nëpër supermarketet  e vendit për të blerë ushqime. Shumica e të cilëve kanë mbushur karrocat plot me ushqime dhe pije dhe i kanë çuar ato në shtëpitë e tyre.

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Një 28-vjeçar i infektuar me koronavirus me iniciale V.K. ka ardhur nga pika e Muriqanit në Shqipëri që prej datës 26 shkurt. Ai ka infektuar dhe të atin e tij, 54-vjeçarin P.K. Të dy ndodhen në karantinë në spitalin infektiv në QSUT. Babë e bir janë banorë të rrugës “Irfan Tomini” në Tiranë dhe bashkë me ta në karantinë janë futur edhe të afërmit dhe dy personave të infektuar. Për të riun që ka hyrë në Shqipëri, mjekja e pikës së Muriqanit tha se ai nuk kishte shfaqur shenja të virusit dhe vinte nga Firence, larg nga veriu i Italisë që është cilësuar si “zonë e kuqe” .

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47

TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...