Aktualitet

FOTO/ Vendoset perimetri i sigurisë tek Urgjenca e Infektivit në QSUT, brenda saj dy të infektuarit me koronavirus

9 Mars 2020, 11:57 Nga DOSJA
FOTO/ Vendoset perimetri i sigurisë tek Urgjenca e Infektivit në QSUT,

Tiranë- Vendoset perimetri i sigurisë tek Urgjenca e Infektivit në QSUT, pasi aty ndodhen  dy personat e prekur me koronavirus. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme shiriti është vendosur rreth godinës së efektivit të QSUT-të. Po kështu, mëngjesin e sotëm, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se në spitale nuk do  të lejohen të futen familjarët apo të afërm të personave të sëmurë, masë kjo për koronavirusin.

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Një 28-vjeçar i infektuar me koronavirus me iniciale V.K. ka ardhur nga pika e Muriqanit në Shqipëri që prej datës 26 shkurt. Ai ka infektuar dhe të atin e tij, 54-vjeçarin P.K. Të dy ndodhen në karantinë në spitalin infektiv në QSUT. Babë e bir janë banorë të rrugës “Irfan Tomini” në Tiranë dhe bashkë me ta në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Për të riun që ka hyrë në Shqipëri, mjekja e pikës së Muriqanit tha se ai nuk kishte shfaqur shenja të virusit dhe vinte nga Firence, larg nga veriu i Italisë që është cilësuar si “zonë e kuqe” .

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47

TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...