Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, ministrja Manastirliu flet me SHIFRA: Po presim analizat e 14 personave, kanë pasur kontakte me 2 t

9 Mars 2020, 11:12 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, ministrja Manastirliu flet me SHIFRA: Po

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë shifrat e analizave të kryera për koronavirusin në vend.

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu u shpreh se deri më tani janë kryer 65 analiza dhe po priten rezultatet e 14 të tjerave, të cilët kanë pasur kontakte me dy personat që kanë rezultuar pozitivë.

“Janë testuar deri më tani 65 raste. Dy prej të cilëve janë pozitivë, në proces testimi janë 14 raste që kanë pasur kontrate të afërta me dy rastet pozitive,”-u shpreh ministrja.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll