Aktualitet

Mbyllen përkohësisht çerdhet dhe kopshtet në Tiranë, Veliaj: Po dezinfektojmë të gjitha institucionet, do ia dalim (VD)

9 Mars 2020, 10:54 Nga DOSJA
Mbyllen përkohësisht çerdhet dhe kopshtet në Tiranë,

TIRANË–Kryebashkiaku i Tiranës ka njoftuar mbylljen e të gjitha çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet, si shkak i dy rasteve të para të koronavirusit që u konfirmuan në Shqipëri.

Në zbatim të planit të masave të marra për parandalimin e prekjes nga COVID 19, Veliaj ka theksuar se të gjitha çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht. Në të njëjtën kohë Bashkia e Tiranës po vijon me ritëm të lartë dezinfektimet në këto institucione parashkollore që të jenë të gatshëm për rihapjen e tyre, deri në një njoftim të  dytë.

“Vendimi për shkollat vlen edhe për kopshtet e çerdhet! Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë më të rrezikuar. Ndërkohë po vijojmë dezinfektimet që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja #DoJaDalim.”- është shprehur Veliaj.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin erion veliaj koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll