Aktualitet

Llalla merret i pandehur, SPAK mbyll hetimet për ish-kryeprokurorin: E kemi njoftuar, akuzohet për fshehje të të ardhurave

9 Mars 2020, 10:49 Nga DOSJA
Llalla merret i pandehur, SPAK mbyll hetimet për ish-kryeprokurorin: E kemi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kreun e Prokurorosië, Ardiatik Llallën. 

Më tej shtohet se Llalla tashmë do përballet me gjykatën për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, dhe sipas Prokurorisë vepra është kryer tre herë.

NJOFTIMI I PLOTË

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa javë më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla hetimet per kryeprokurorin adriatik llalla spak mbyll hetimet per llallen adriatik llalla hetimet per kryeprokurorin adriatik llalla spak mbyll hetimet per llallen

Sondazh

Poll