Aktualitet

OFL ‘troket’ në Krujë e Elbasan, u dërgon formularin dhe dy të dënuarve të tjerë (EMRAT)

28 Shkurt 2020, 13:20 Nga DOSJA
OFL ‘troket’ në Krujë e Elbasan, u dërgon formularin

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar dhe sot dërgimin e formularit për dy persona të tjerë, të cilët janë subjekt të ligjir të ashtuquajtur Anti-KÇK. OFL sot është ndalur në Krujë, ku i kërkon Flamur Hakës justifikimin e pasurisë pasi rezulton i dënuar për “vjedhje me dhunë”.  Më tej shtohet se personi i dytë që i është dërguar formulari është Talo Çela, i cili është dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.  

NJOFTIM I PLOTË

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: F. H., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” dhe T. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Altin Lamajt, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes, Kreshnik Budllës, Astrit Avdylajt, Astrit Balliut, Arben Frrokut, Jasin Kalas dhe Durim Keçit. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti kck flamur haka ofl ne terren ofl-ja zbret ne terren talo çela anti kck flamur haka ofl ne terren ofl-ja zbret ne terren talo çela

Sondazh

Poll