Aktualitet

Denoncimi i Shpëtim Zinxhirisë: Ministria e Shtypit në Greqi nuk më akrediton si gazetar, kam një vit që kam bërë kërk

28 Shkurt 2020, 13:18 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Shpëtim Zinxhiria me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë me dije se ambasada e Greqisë në Shqipëri dhe Ministrja e Shtypit në Greqi një vit pas kërkesës së tij ende nuk e kanë akridetuar si gazetar. Gazetari shkruan se për këtë akreditim ka pritur më shumë se 1 vit dhe ende nuk e kanë akredituar, por as nuk e kanë refuzuar.

POSTIM I PLOTË

Një vit në pritje te akreditimit, por nuk thonë refuzohet. Refuzimi kuptohet dhe as më bëhet vonë… Si sot një vit më parë Ambasadës Greke në Tiranë dhe Ministrisë së Shtypit në Greqi u eshte derguar në rrugë zyrtare nga televizioni FAX NEËS, kërkesa për akreditimin tim në Greqi. Por ka kaluar një vit dhe Ministria e Shtypit në Greqi me të cilën kam komunikuar më ka thënë se duhet të pres edhe pse procesi i verifikimit (διαπιστεύσεις) ka mbaruar.

Kuptohet refuzimi dhe për këtë nuk jam i indinjuar aspak por publikisht e shpreh se jam krenar për këtë refuzim, pasideri më sot në vendin fqinjë ku banoj me se tre dekada nuk kam shkelur në asnjë rast ligjin vendas.  Jam krenar se kam punuar me etikën e duhur të gazetarit duke dhënë lajmin me panjëanshmëri dhe jo duke e bere ate.

Jam krenar për refuzimin e këtij akreditimi dhe e shpreh publikisht këtë…pasi njoh vetevetën si emigrantë në radhë të parë dhe më pas si gazetar. Arsyeja dihet dhe nuk diskutohet…! Krimi qe kam bere eshte se kam ngritur me shume se duhej dhe publikuar problemet qe kane me shqiptaret ne Greqi. Por… Më poshtë publikoj dy shkëmbime mesazhi me punonjës përkatës të Ministrisë së Shtypit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akreditimi ne greqi shpëtim zinxhiria akreditimi ne greqi shpëtim zinxhiria

Sondazh

Poll