Aktualitet

Vettingu/ KJV konfirmon Artan Shkëmbin në krye të Departamentit të Policisë Kriminale

28 Shkurt 2020, 13:11 Nga DOSJA
Vettingu/ KJV konfirmon Artan Shkëmbin në krye të Departamentit

Tiranë- Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Artan Shkëmbin,i cili mban detyrën si drejtor i Drejtorisë Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas KJV-së  Shkëmbi rezultoi i pastër në të tria shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Në seancën e parë dëgjimore, e cila u zhvillua më 7 shkurt, Artan Shkëmbi paraqiti prova të reja sa i takon disa problemeve të evidentuara nga KJV në dy prej shtyllave të vlerësimit, atë të pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës.

Pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Nikollë Ricën, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit, Bujar Ahmetin, drejtori i Drejtorinë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe Fatos Ballën, specialist në Sektorin e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Disa javë më parë u konfirmua në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Adriatik Ago. Me sukses kaloi Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa u shkarkua nga detyra ish-drejtuesi i Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehu.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkëmbi artan shkëmbi

Sondazh

Poll