Aktualitet

Mega-operacioni ku u arrestua botuesi Henri Çili, Lleshaj falenderon Policinë: Përgëzime, provë në luftën kundër krimit

28 Shkurt 2020, 11:54 Nga DOSJA
Mega-operacioni ku u arrestua botuesi Henri Çili, Lleshaj falenderon

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përgëzuar operacionin “Mezhgoran” ku u arrestua edhe botuesi e pronari i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Cili. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lleshaj thotë se policia dhe prokuroria dhanë provën sot se reforma në Drejtësi po jep rezultate, dhe se droga e krimi s’kanë vend në Shqipëri.

Sander Lleshaj: Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë ??

Dosja.al zbuloi ekskluzivisht se mbrëmjen e të enjtes u arrestua botuesi Henri Cili, bashkë me disa persona të tjerë. Pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili, u prangos bashkë me drejtorin juridik të universitetit, Ilir Korbin, biznesmenin shkodran, Sait Fishta dhe 26 persona të tjerë. Botuesi u arrestua pasi ka marrë 750 mijë euro nga Adil Aliko, për të liruar nga burgu dy nga anëtarët e grupit të Lazaratit, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, djemtë e tij, Arbjon dhe Alban.

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili henri cili operacioni mezhgorani sander lleshaj arrestohet henri cili henri cili operacioni mezhgorani sander lleshaj

Sondazh

Poll