Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, shtyhet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi

28 Shkurt 2020, 12:16 Nga DOSJA
Moti i keq në Vlorë, shtyhet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi

VLORË- Moti i keq ka vijuar edhe sot në qytetin e Vlorës, ku mësohet se është anuluar një udhëtim i një trageti që kishte destinacion Brindisin. Sipas një njoftimi nga Porti i Vlorës bëhet me dije se trageti do niset nesër pasi është parashikuar një përmirësim i kushteve të motit.

“‘Porti Detar’ Vlorë sh.a, ju informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 28.02.2020, trageti “Galaxy” nuk do të niset nga porti i Vlorës. Pas përmirësimit të kushteve të motit trageti do të niset drejt portit të Brindisit në datë 29.02.2020’, shkruhet në njoftimin e portit.

Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në zonat e ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore. Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në -2 gradë celcius.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq i përfshin vendin moti i keq ne vlore shtyhet udhetimi i tragetit moti i keq i përfshin vendin moti i keq ne vlore shtyhet udhetimi i tragetit

Sondazh

Poll