Aktualitet

Goditi 8 herë me thikë të bijën/ Zbardhet telefonata që bëri Petrit Lekaj pasi kreu vrasjen: Diçka e keqe… nuk e prisja

28 Shkurt 2020, 12:27 Nga DOSJA
Goditi 8 herë me thikë të bijën/ Zbardhet telefonata që

Australi- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares, Sabrina Lekaj në Australi, e cila u vra nga babai i saj Petrit Lekaj vitin e kaluar. Gjykata australiane ka bërë publike telefonatën e 47-vjeçarit me policinë, pak çaste pasi i mori jetën të bijës Sabrina. Autori ka folur për 18 minuta me Policinë,  ku ka pranuar krimin  e rëndë që kreu dhe u shfaq i pendur.

“Unë thjesht vazhdova me thikë. Nuk e kam menduar kurrë, thjesht u përpoqa ta frikësoja atë. Diçka u fut në mua, nuk e di, nuk mund ta shpjegoj, diçka e keqe. Ajo e hodhi të ardhmen e saj.  Unë u mërzita, nuk e prisja atë prej saj. Është një gjë e papërshkrueshme ajo që bëra, e bëra … për fat të keq u përpoqa … Unë doja të mos isha këtu.”, është shprehur ai.

Në seancën e fundit gjyqësore, që u zhvillua një ditë më parë, u tha se babai qëlloi 8 herë me thikë vajzën e tij, pas një sherri për stilin e jetesës. Sipas medieve australiane babai ishte tërbuar, pasi e bija merrte drogë dhe shkonte nëpër festa. Ai është shprehur se vajza e tij po e çonte jetën dëm me veprimet e fundit që kishte bërë dhe se këtë gjë ia kishte shprehur edhe vetë asaj natën e krimit.

Në muajin gusht të vitit të kaluar Petrit Lekaj vrau me thikë vajzën e tij, Sabrina Lekaj.  20 -vjeçarja u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park. Mediat e huaja raportuan se ajo kishte dalë me shoqet të festonte mbylljen e provimeve, por pas kthimit nga festa ajo u vra nga i ati. Petrit Lekaj ka pranuar krimin dhe tashmë ndodhet në qeli.

Burimi:MSN 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit lekaj sabrina lekaj petrit lekaj sabrina lekaj

Sondazh

Poll