Aktualitet

Përdorën ilaçin kundër ebolës, shërohen çifti kinez dhe i riu italian nga koronavirusi në Romë 

28 Shkurt 2020, 12:58 Nga DOSJA
Përdorën ilaçin kundër ebolës, shërohen

ROMË– Italia ditën e sotme konfirmoi edhe 3 viktimat e tjera nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në 17, ndërsa të infektuar janë regjistruar rreth 650 të tjerë.

Ndërkohë sipas të dhënave të autoriteteve lokale, Angela Boreli shefja e Emergjencave Civile, tregoi se tre pacientë janë shëruar plotësisht.

Bëhet fjalë për tre pacientë nga Roma, që u infektuan që në fillim të shkurtit, mes tyre edhe çifti kinez dhe një djalë i ri që ishin kthyer nga Kina.

“Tre pacientë që kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit janë shëruar. Është një porosi për italianët që sëmundja është e shërueshme.”- ka thënë Francesco Vaja, drejtor i spitalit për sëmundje infektive në Romë.

Ndërkohë mjekët gjatë kësaj kohe kishin përdorur terapinë eksperimentale, por që fatmirësisht kishte rezultuar pozitive duke i shëruar tre pacientët.

Ilaçet që mjekët kishin eksperimentuar me agjentët antiviralë ishin barnat që kohë më parë u përdorën për Ebolën.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll