Zëri i Amerikës: Dyshohet se partnerja e Çilit, Pranvera Ajdinaj ka përfituar dy apartamente nga Alikojt
28 Shkurt 2020, 13:20Nga DOSJA
Shqipëri- Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.
Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave. Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.
Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit europian të Tiranës.
Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
Vetë Çili duket se është përfshirë në hetime, si pasojë e vëllait të bashkëjetueses së tij, duke qenë se procedimi penal i rregjistruar nga Prokuroria e Përmetit kishte nisur pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Dhe pjesa më e madhe e 28 të arrestarve nga ky operacion janë të akuzuar pikërisht për “prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike”.
TIRANË– Gazetari Shpëtim Zinxhiria me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë me dije se ambasada e Greqisë në Shqipëri dhe Ministrja e Shtypit në Greqi n...
Tiranë- Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Artan Shkëmbin,i cili mban detyrën si drejtor i Drejtorisë Qendrore, në Departamentin e Policis...
ROMË– Italia ditën e sotme konfirmoi edhe 3 viktimat e tjera nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në 17, ndërsa të infektuar janë regji...
FIER– Helmohen 7 nxënës në gjimnazin ‘Janaq Kilica’ në Fier. Nxënësit janë helmuar, pasi është çarë tubi i kaldajës në klasë, gjatë kohës që po zhvilloh...
Tiranë- Ambasada ruse në vendin tonë nëpërmjet një reagimi në Facebook thekson se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe një sërë mediash lokale në vend kanë shtre...
TIRANE- “Mezhgorani”, një fshat në krahinën e Labërisë është bërë sot emri kryesor i një mega-operacioni ku është arrestuar edhe botuesi dhe pronari i Universit...
Australi- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares, Sabrina Lekaj në Australi, e cila u vra nga babai i saj Petrit Lekaj vitin e kaluar. Gjykata...
VLORË- Moti i keq ka vijuar edhe sot në qytetin e Vlorës, ku mësohet se është anuluar një udhëtim i një trageti që kishte destinacion Brindisin. Sipas një ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përgëzuar operacionin “Mezhgoran” ku u arrestua edhe botuesi e pronari i Universitetit Evropian të Tiranës,...
TIRANE- Dosja.al ka siguruar detaje të reja nga dosja hetimore në ngarkim të botuesit dhe pronarit të Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili. Më h...