Politike

Delegacioni i PE-së në Tiranë/ Takime me Bashën e Ramën, asnjë fjalë për krizën

27 Shkurt 2019, 09:52 Nga DOSJA
Delegacioni i PE-së në Tiranë/ Takime me Bashën e

TIRANË- Ditën e sotme delegacioni i PE-së ka zhvilluar takime me faktorët politikë në vendin tonë.

Pasditen e sotme është zhvilluar një takim me liderët e partive opozitare ku tema kryesore e diskutimit ishte djegia e mandateve dhe protesta e opozitës.

Pas takimit me liderët e partive opozitare, delegacioni i PE-së ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn. Ky i fundit nuk ka pranuar që të prononcohet për mediat pas takimit, ndërsa Luigi Soreca u shpreh se gjithçka do ta thotë nesër në konferencë për shtyp. (Lexo këtu)

Një takim me delegacionin ka zhvillua edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Të dy zyrtarët shqiptarë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për atë që është biseduar. (Lexo këtu)

Pas ditë së sotme të mbushur me takime, delegacioni i PE-së do të mbajë nesër në orën 10:15  një deklaratë lidhur me qëndrimin e tyre në Shqipëri dhe situatën aktuale politike në vend. Mësohet se delegacioni do të shprehet edhe lidhur me reformat për të vijuar me çështjen e negociatave.

Delegacioni i PE-së, kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë: Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamas Meszerics.

Për këtë vizitë Soreca njoftoi se  një delegacion me eurodeputetë do të vijë në Shqipëri dhe të enjten në mëngjes do të ketë një konferencë për shtyp ku pritet të ketë sinjale pozitive për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. (Lexo këtu)

Një ditë më parë ishte edhe protesta e fundit e opozitës para Kuvendit, ku nuk munguan përplasjet, gurët dhe gazi lotsjellës. (Lexo këtu)

J.V^K.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe-se djegia e mandateve edi rama gent cakaj lulzim basha monika kryemadhi protestat e opozites sander lleshaj delegacioni i pe-se djegia e mandateve edi rama gent cakaj lulzim basha monika kryemadhi protestat e opozites sander lleshaj

Sondazh

Poll