Politike

Rama dhe Cakaj takim me delegacionin e PE, asnjë deklaratë për mediat

27 Shkurt 2019, 18:31 Nga DOSJA
Rama dhe Cakaj takim me delegacionin e PE, asnjë deklaratë për

Tiranë- Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kanë përfunduar takimin me delegacionin e Parlamentit Europian, i cili po qëndron në Shqipëri për të mbikqyrur situatën aktuale politike në vend.

Mësohet se takimi ka përfunduar pak çaste më parë, ndërsa është zhvilluar pa praninë e medieve. Nga ana tjetër si Kryeministri Rama ashtu edhe Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për atë që është biseduar.

Pas 1 dite të mbushur me takime, delegacioni i PE-së do të mbajë nesër në orën 10:15, një deklaratë lidhur me qëndrimin e tyre në Shqipëri dhe situatën aktuale politike në vend.

Shtatë (7) anëtarët e PE-së mbërritën sot në Tiranë, ndërsa kanë zhvilluar takime edhe me liderët e Opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. (Lexo këtu)

Po ashtu delegacioni i Parlamentit Europian i kryesuar nga Tunne Kelam, ka zhvilluar sot një takim edhe me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili po ashtu nuk mbajti asnjë prononcim për mediet.

Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë.
Tunne Kelam (Kryesues)
Cristian Preda
Knut Fleckenstein
Juan Fernando Lopez Aguilar
Bas Belder
Ilhan Kyuchyuk
Tamás Meszerics

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe edi rama gent cakaj përfundon takimi rama-pe delegacioni i pe edi rama gent cakaj përfundon takimi rama-pe

Sondazh

Poll