Politike

“Nuk njohim policinë e krimit”/ Zbulohet axhenda e Opozitës: Këto janë qytetet ku nesër fillojnë protestat

27 Shkurt 2019, 16:01 Nga DOSJA
“Nuk njohim policinë e krimit”/ Zbulohet axhenda e

Një ditë pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, se nuk njeh jo vetëm Qeverinë por as policinë, që sipas tij është bërë njësh me krimin, (Lexo këtu) Dosja.al, mëson se Opozita do të zhvillojë nesër një protestë në Kukës, Shkodër e qarqe të tjera.

Burime konfidenciale i thanë “Dosja.al”, se protesta në Kukës do të mbahet në sheshin kryesorë të qytetit, pranë Prefekturës. Lidhur me këtë protestë ende nuk është depozituar ndonjë shkresë në drejtorinë vendore të policisë, ndërsa gjithçka pritet për tu parë ditën e nesërme.

Lulzim Basha, u shpreh pas protestës së mbrëmjes së djeshme para Kuvendit: “Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo qytetari që ne nuk njohim më jo vetëm qeverinë e krimit por edhe policinë e krimit. Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri dhe do ta çlirojmë këtë vend. Çdo kush me uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është pranë kësaj bande, është tradhtar i popullit të vet, është tradhtar i interesave të qytetarëve të thjeshtë dhe do të trajtohet si tradhtar i qytetarëve të thjeshtë”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha mosbindje civile nga jugu në veri protestat e opozites se njohim policinë e krimit lulzim basha mosbindje civile nga jugu në veri protestat e opozites se njohim policinë e krimit

Sondazh

Poll