Politike

SPAK/ Ulsi Manja: Kush ka frikë, ne apo ata që qëllojnë me bojë në parlament

27 Shkurt 2019, 18:08 Nga DOSJA
SPAK/ Ulsi Manja: Kush ka frikë, ne apo ata që qëllojnë me

TIRANË–  Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja, ka deklaruar se qeveria ka votuar pro ngritjes së SPAK-ut, që të zbatohet reforma në Drejtësi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manja shprehet se opozita ose të “arratisurit nga paralamenti” siç i quan ai, nuk kanë votuar asgjë që ka të bëjë me reformën në drejtësi.

Sipas Ulsi Manjës, opozita jo vetëm që nuk ishte dakord për reformën në drejtësi, por e ktheu parlamentin në arenë vezësh, mielli e boje, me qëllim pengimin e saj.

Postimi i plotë i Ulsi Manjës

Kush ka më shumë frikë nga SPAKU, NE që për tre vjet rresht, nga 2016 e në vazhdim kemi votuar “pro” gjithçka ka të bëjë me zbatimin e reformës në Drejtësi apo ATA të arratisurit nga Parlamenti që me përjashtim të ndryshimeve kushtetuese nuk kanë votuar asgjë që ka të bëjë me reformën në Drejtësi, duke e kthyer sallën e Parlamentit në arenë vezësh, mielli, çizmesh e boje si e si për ta penguar atë.Tani bëjëni vetë diferencën dhe dilni në përfundime se kush ka frikë nga drejtësia e re NE apo ATA të rrugës ?

Kujtojmë se gjatë seancave plenare, opozita e bashkuar ka zhvilluar protesta para parlamentit, ku kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale. Por sipas maxhorancës, ata janë të vetmit që nuk e duan reformën në drejtësi, pasi kanë frikë sepse janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ngritja e spak partite opozitare reforma ne drejtesi ulsi manja ngritja e spak partite opozitare reforma ne drejtesi ulsi manja

Sondazh

Poll