Politike

Maqedoni/ Cakaj takon kryeparlamentarin Xhaferi: Rruga e përbashkët drejt BE-së, vlerë e shtuar për rajonin

27 Shkurt 2019, 16:33 Nga DOSJA
Maqedoni/ Cakaj takon kryeparlamentarin Xhaferi: Rruga e përbashkët

MAQEDONI- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin maqedonas, Talat Xhaferi. 

Gjatë takimit, ministri Cakaj vlerësoi kontributin e çmuar të Xhaferit në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe rruga e përbashkët drejt BE-së është vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe veçanërisht për kultivimin e paqes dhe stabilitetit”, u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Gjithashtu kreu i diplomacisë shqiptare rikonfirmoi angazhimin maksimal të palës shqiptare për agjendën evropiane të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim të sinqertë me të gjitha vendet e Ballkani P, dhe Maqedonisë në veçanti.​

Nga ana e tij, kryeparlamentari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e  dhënë nga Shqipëria në këtë proces duke qenë njëkohësisht dhe një nga vendet e para në ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj ne maqedoni gent cakaj talat xhaferi cakaj ne maqedoni gent cakaj talat xhaferi

Sondazh

Poll