Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Kriza politike/ Soreca: Ndërkombëtarët vijnë në Tiranë, presim sinjale pozitive të enjten (VD)
26 Shkurt 2019, 10:34Nga DOSJA
TIRANË-Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një prononcim për mediat i bëri thirrje opozitës që të kthehet në parlament, ndërkohë që mazhoranca duhet të ofrojë dialog.
Soreca tha se opozita mund të protestojë por pa dhunë. Më tej, Soreca njoftoi se një delegacion me eurodeputetë do të vijë në Shqipëri dhe të enjten në mëngjes do të ketë një konferencë për shtyp ku pritet të ketë sinjale pozitive për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Deklarata e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca:
Opozita ka të drejtë të sqarojë pozicionin e saj, të shprehet, por pa dhunë. Është koha që ata të gjejnë vendin ku të diskutohet. Ne besojmë se ky vend është parlamenti, por opozita ka marrë një vendim tjetër. Por të dyja palët duhet të ulen në diskutime. Javën e shkuar e thashë se vendimi për të djegur mandatet mund të kishte krijuar një moment të paqartë në vend. Ne kemi marrë kohë, dhe e shohim se duhet më shumë kohë se sa mund të mendojë dikush. Prandaj, ne thamë se djegia e mandateve është kundër demokracisë. Përsëris se mirëpresim çdo protest, përfshirë edhe atë që do bëhet sot, por pa dhunë, e paqtë. Kjo s’është gjë e mirë për vendin dhe reputacionin e Shqipërisë. Nesër vjen një delegacion parlamentar europian për çështjen e jashtme. Ata do të vijnë të shohin progresin para vendimit të qershorit. Do të takojnë qeverinë, por edhe opozitën dhe shoqërinë civile. Vizita e parlamentit europian, s’është rastësi, por për të theksuar edhe njëherë fakti se vendi i diskutimit është parlamenti. Për këtë ka edhe një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes, nga ku presim sinjale pozitive.
Deklarata e Sorecës vjen sot, në kulmin e debatit politik. Mazhoranca pritet të mbledhë e vetme sot Kuvendin në një seancë të paparalajmëruar, ndërkohë që opozita do të protestojë në 16:30.(Lexo ketu)
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi ka sulmuar sot gazetarin Blendi Fevziu dhe pedagogun Mark Marku për deklaratat e tyre...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se nga Kuvendi ka mbërritur kërkesa për zevendësimin e vendeve vakante nga opozita. KQZ njoftoi sot ...
Ditën e kaluar bëri xhiron e portaleve lajmi se Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker iu përgjigj telefonatës së gruas së tij gjatë një konferenc...
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka vendosur që të bëjë lëvizjen e radhës në “luftën e fothtë” të nisur me opozitës, pasi kjo e fundit ka vendosur që të djegë...
TIRANË- Partia Socialiste ka vendosur zyrtarisht ta djegë Vangjush Dakon. Me një manover ligjore që u zyrtarizohet nga PS (Lexo këtu), karriera e Dakos ndë...
GJERMANI- Eksperti i Fondacionit Konrad Adenauer për Ballkanin Perëndimor, Florian Feyerabend, në intervistë ekskluzive për DË, flet për situatën në vend, ...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka pranuar sonte në “A show” në News24 se në Shqipëri ka pasur vjedhje votash por jo se këtë gjë e ka bërë maxhoranca.Ai...
TIRANË- Këto janë titujt kryesor në mediat online më të rëndësishme në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenj...