Politike

Takimi i opozitës me delegacionin e PE: Folëm hapur e shkoqur, nuk marrim asnjë hap pas

27 Shkurt 2019, 15:51 Nga DOSJA
Takimi i opozitës me delegacionin e PE: Folëm hapur e shkoqur, nuk

TIRANË- Liderët e partive të opozitës së bashkuar, për rreth një orë kanë zhvilluar  një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. Mësohet se tema kryesore e diskutimit ka qënë djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe situata politike në vend.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha tha kishte folur “hapur dhe shkoqur”  me miqtë e Shqipërisë në mënyrë që ata të njihin realitetin e vërtetë, jo atë të Ramës. 

“Edi Rama me paratë e drogës dhe të korrupsionit ka ndërtuar një makineri propagande dezinformimi, e shtrenjtë dhe e shtrirë kudo në botë. Në këtë kuptim ishte e rëndësishme që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë. T’ju shpjegonim gjendjen ku ndodhej vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë rrugë tjetër. Duhet rikthyer legjitimiteti politik përmes zgjedhjeve të lira dhe të parakohshme të organizuara nga një qeveri e palidhur me krimin dhe t’i zgjidhë duart organeve të drejtësisë për të arrestuar drejtuesit e PS të përfshirë në blerjen e votave në vitin 2017. Kjo nuk mund të ndodhë me arrestimin fasadë të Vagjush Dakos por duhet të ndodhë duke treguar para shqiptarëve një reflektim të thellë dhe të shoqëruar me largimin e PS-së nga tutela kriminale.

Më tej Basha u shpreh se mes tij dhe Ramës nuk ka asnjë komunikim. 

“Nuk ka asnjë komunikim mes meje dhe Edi Ramës, komunikimi i vetëm është ai i shqiptarëve.”

I pyetur nëse do të kishte një negocim ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, kryedemokrati e mohoi duke u shprehur se nuk do të kishte një 2017 tjetër.

“Nuk do të ketë një 2017 tjetër me Edi Ramën. Ai e ktheu marrëveshjen në dosjen 339. Ata shkatërruan sistemin zgjedhor. E vetmja zgjidhje është një qeveri pa Edi Ramën. Safet Gjici, Taulant Balla, Vangjush Dako duhet të shkojnë para drejtësisë,”- e mbylli Basha.

Pas Bashës, kryetaja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se opozita nuk do të marrë asnjë hap pas sepse sipas saj janë në rrugën e duhur.

“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra.  Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur.”

Delegacioni i PE-së kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

[sgallery url=”https://dosja.al/opozita-e-bashkuar-takim-me-delegacionin-e-pe/”]

Vizita e delegacionit të PE në Tiranë, vjen pikërisht pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme.  (Lexo këtu) 

Përveç takimit me kreun e PD dhe të LSI, delegacioni i PE do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me zyrtarë të tjerë të vendit, një ndër ta edhe kryeministri Edi Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave per anetaresim lulzim basha monika kryemadhi tunne kelam vizita e delegacionit të pe hapja e negociatave per anetaresim lulzim basha monika kryemadhi tunne kelam vizita e delegacionit të pe

Sondazh

Poll