Politike

Takimi me delegacionin e PE/ Lleshaj pa koment, Soreca: Flasim nesër në konferencë për shtyp

27 Shkurt 2019, 17:56 Nga DOSJA
Takimi me delegacionin e PE/ Lleshaj pa koment, Soreca: Flasim nesër

TIRANË– Pas takimit me liderët e partive opozitare, delegacioni i PE-së ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn.

Ministri Lleshaj nuk ka pranuar që të prononcohet për mediat pas takimit, ndërsa  Luigi Soreca u shprehën se gjithçka do ta thonë nesër në një konferencë për shtyp.

 Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Mësohet se çështja kryesore e diskutimit është djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament.

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe-se luigi soreca sander lleshaj tirane delegacioni i pe-se luigi soreca sander lleshaj tirane

Sondazh

Poll