Politike

Kriza politike/ Majko: Rama e Basha të negociojnë për zgjidhjen e situatës, jo pazare

27 Shkurt 2019, 17:41 Nga DOSJA
Kriza politike/ Majko: Rama e Basha të negociojnë për zgjidhjen e

TIRANË- Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel, deklaroi se Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të ulen jo për të bërë pazar, por për të nxjerrë Shqipërinë nga një qerthull.

Në fund fare dikush do të humbasë, por ndonjëherë në politikë humb duke fituar dhe fiton duke humbur.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Duke iu referuar situatës politike në vend, Majko theksoi se precedenti që po vendos opozita është i rrezikshëm.

Çfarë precedenti po hap Shqipëria? Nëse kemi këtë precedent që opozita nuk hyn në zgjedhje për X kryeministër, kthehet në model pastaj. Opozita duhet të pyesë veten se çfarë ndodh pas kësaj. Ja e morën pushtetin. Pas 6 muajsh dorëzojmë ne mandatet dhe themi nuk e duam këtë kryeministër. Mendoj se jemi klasë politike që po mbyll ciklin e vet dhe është e sigurtë që në zgjedhjet që vijnë dikush do të lërë jo vetëm karrigen e politikës. Prandaj është ky polarizim në këtë moment.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

I pyetur nëse ka premisa për konflikt social, Majko deklaroi se:

Këtë e ndajnë njerëzit. konflikti civil kërkon më shumë sesa 10 mijë njerëz. Në fund të fundit të gjithë kemi fëmijë e mbesa dhe ky është vend, ku do të jetojmë të dyja palët. Duhen menduar punët me gjakftohtësi.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve edi rama kriza politike lulzim basha pandeli majko djegia e mandateve edi rama kriza politike lulzim basha pandeli majko

Sondazh

Poll