Politike

KQZ: Deri tani, Ori Nebijaj nuk ka dorëzuar asnjë formular që tregon se ka pranuar mandatin e deputetes!

Në sqarimin për mediat, KQZ shkruan se formulari që ka në media, nuk është i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

15 Nëntor 2022, 18:06 Nga F.M
KQZ: Deri tani, Ori Nebijaj nuk ka dorëzuar asnjë formular që
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se deri pasditen e 15 nëntori, nuk ka marrë asnjë formular të plotësuar nga Oriela Nebijja, që tregon se ka pranuar mandatin e deputetes, të lënë nga Grida Duma. Në sqarimin për mediat, KQZ shkruan se formulari që ka në media, nuk është i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

"Duke marre shkas nga pyetjet e shume prej jush ne lidhje me formularin e vetedeklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk eshte depozituar ende ne KQZ. Formulari i publikuar ne media eshte pa firme as te zj. Nebiaj, cka do te thote nuk eshte formular i cili ka dale nga KQZ. Ne momentin qe do te depozitohet zyrtarisht me KQZ, do tju ve ne dijeni si gjithmone,"- shkruhet në njpftimin e KQZ-së. 

Vetë Nebijaj, në një deklaratë për Balkanëeb, ka pranuar se e ka firmpsur formularin, por që do ta dorëzojë nesër në KQZ. Lëvizja erdhi pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit.  Duma startoi një natë më parë emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.

komisioni qendror i zgjedhjeve oriela nebijaj grida duma

Sondazh

Poll