Politike

6 orë debat/ Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve, ja kur do mbahet seanca për projektligjin për Portin e Durrësit

Sot, në mbledhjen e kryetarëve u miratua edhe kalendari  i punimeve në Kuvend për periudhën 22 Nëntor-23 Dhjetor 2022.

15 Nëntor 2022, 16:06 Nga k.m.
6 orë debat/ Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve, ja
Foto ilustruese

TIRANË- Në 24 Nëntor do të mbahet seanca plenare për debatin lidhur me projektin e portit të Durrësit. Debati dhe diskutimet pritet që të zgjasin rreth 6 orë. Gjithashtu sot, në mbledhjen e kryetarëve u miratua edhe kalendari  i punimeve në Kuvend për periudhën 22 Nëntor-23 Dhjetor 2022.

NJOFTIMI NGA KUVENDI: 

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin e punimeve deri në fund të këtij viti. Gjatë mbledhjes u vendos për zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.

Mbledhja vendosi që zhvillimi i mocionit me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor,  të zgjasë 4 orë. Në lidhje me debatin për projektligjin e miratimit të marrëveshjes së Portit të Durrësit, Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca të mbahet më 24 nëntor dhe të zgjasë 6 orë.

kuvendi i shqiperise porti i durresit

Sondazh

Poll