Politike

Primaret/ Vokshi: Miratohet kandidatura e Boçit në Elbasan dhe shtatë kandidaturat për Tiranën! ( 200 emrat)

Bie në sy miratimi i emri i deputetit Luçiano Boçi, i cili u propozua nga anëtarësia për të qenë kandidat për kreun e Bashkisë së Elbasanit në procesin e primareve. Gjithashtu janë miratuar emrat e shtatë kandidave të propozuar dhe vetëpropozuar për bashkinë e Turanës, mjeku  Ilir Alimehmeti, akori Julian Deda, ish-deputeti Gerti Bogdani, juristja Adriana Kalaja, deputeti Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkorçi.

15 Nëntor 2022, 16:51 Nga e.k
Primaret/ Vokshi: Miratohet kandidatura e Boçit në Elbasan dhe
Albana Vokshi

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha emrat e 200 kandidatëve të cilët kanë shpallur interes për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për kryebashkiak. Kështu deputetja Albana Vokshi njëherazi dhe kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD lexoi emrat e kandidatëve të miratura. 

Bie në sy miratimi i emri i deputetit Luçiano Boçi, i cili u propozua nga anëtarësia për të qenë kandidat për kreun e Bashkisë së Elbasanit në procesin e primareve. Gjithashtu janë miratuar emrat e shtatë kandidave të propozuar dhe vetëpropozuar për bashkinë e Tiranës, mjeku  Ilir Alimehmeti, akori Julian Deda, ish-deputeti Gerti Bogdani, juristja Adriana Kalaja, deputeti Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkorçi.

“Janë mbi 200 kandidatura. Kryesia i shqyrtoi kandidaturat e propozuara dhe të vetëpropozuar”, tha Vokshi.

DEKLARATA E PLOTË:

Bazuar në vendimin numër 38 datë 1 Tetor 2022 të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, bazuar në udhëzimet 11, 12, 13 të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ky Komision pranë PD-së, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur për të gjithë kandidatët që janë propozuar në të gjitha degët e PD-së, por që kanë pranuar kandidimin dhe plotësuar dokumentacionin dhe gjithashtu edhe dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të vetëpropozuar. Siç edhe ju është bërë me dije, interesi ka qenë i lartë. Janë mbi 200 kandidatura që janë shqyrtuar. KOKOE ka qenë i mbledhur dhe ka punuar me intensitet dhe sot i ka paraqitur kryesisë së PD-së, për të gjithë kandidatët e 26 degëve dhe në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të jemi të mbledhur për të paraqitur kryesisë së PD-së për vendimmarrje kandidaturat e degëve që nuk u morën dot sot në shqyrtim. 

Kryesia i shqyrtoi një e nga një kandidaturat e propozuara dhe vetëpropozuara në degë dhe i miratoi ato.

Elbasan

Luçiano Boçi

Tiranë

Adriana Kalaja

Belind Këlliçi

Enkelejda Fejzo

Fatmir Merkoçi

Gerti Bogdani

Ilir Alimehmeti

Julian Deda

Shkodër

Bardh Spahia

Durrës

Armand Dervishi

Fatjon Kosta

Igli Cara

Librazhd

Agron Mekshi

Arianit Leka

Mereme Zeneli

Ndriçim Lila

Shaqir Kuka

Shefki Çota

Prrenjas

Mehdi Leka

Suzana Topi

Gramsh

Maksim Çekrezi

Kodhel Çala

Peqin

Albert Kurti

Mustafa Pasha

Belsh

Bedri Qypi

Dritan Cani

Berat

Kejdi Spahiu

Sazan Guri

Zia Ismaili

Lushnje

Eduart Sharka

Erion Kërçuku

Eurion Iljazi

Patos

Ardian Rama

Gazmend Halimi

Sofie Alushaj

Mallakastër

Neim Begaj

Resmi Shanaj

Roskovec

Dhurata Malko

Nazar Plaka

Nerdit Hazizaj

Divjakë

Aurel Malko

Gjergj Janko

Korçë

Entela Dvorani

Gjergji Gjata

Ledina Alolli

Maliq

Alfred Berberi

Alfred Gega

Kukës

Admir Sinamati

Tropojë

Besnik Dushaj

Feride Rrahmanaj

Mimoza Hajdarmataj

Jordan Memia

Xheme Nezaj

Has

Bledar Lushi

Miftar Dauti

Nazmie Laçi

Vlorë

Arta Haluci

Hysni Sharra

Luan Kapaj

Nada Dullja

Selenicë

Bejdo Alliaj

Dhurata Meçorapaj

Jani Dapaj

Klajdi Runaj

Leonard Rakipaj

Sezai Balilaj

Delvinë

Bati Cucuri

Hasan Alizoti

Ilir Mehmeti

Sarandë

Ardit Cikuli

Armand Magllara

Ilir Nikolla

Robert Haxhi

Spiro Vaso

Konispol

Aleksandër Loloshi

Fatmir Shero

Shijak

Agim Rameta

Fatbardh Gjata

Astrit Hoxha

Igner Vora

Këto janë emrat që ka kaluar kryesia e PD-së dhe i ka miratuar. Janë emrat që do të garojnë për primaret e PD-së. KOKOE do të vazhdojë sot, nesër me intensitet shqyrtimin e dosjeve për kandidaturat e tjera për të gjitha degët e tjera. Sipas edhe njoftimit që u bë në kryesi, edhe kryesia e PD-së do të vazhdojë të qëndrojë e mbledhur dhe menjëherë sapo Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale do të shqyrtojë një pjesë të degëve, do të ja kalojë kryesisë por miratim edhe kandidaturat e degëve të tjera, për të cilat do të ju informojmë në vijim. Ju faleminderit!

Procesi i primareve do të mbyllet më datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

primaret ne pd partia demokratike albana vokshi

Sondazh

Poll