Politike

Porti i Durrësit/ Debat në Komisionin e Ligjeve, Bushka kapet me Bardhin: Mos ma ngri zërin mua. Deputeti: I ftuari të flasë 

Në momentin qe Bardhi tentoi të merrte fjalën, nuk i është lejuar dhe nisi të fliste pa mikrofon.

15 Nëntor 2022, 17:01 Nga I.A
Porti i Durrësit/ Debat në Komisionin e Ligjeve, Bushka kapet me
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate ditën e sotme. Kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka është përplasur deputetin demokrat Gazment Bardhi, teksa në mbledhje po diksutohej Porti i Durrësit. Në momentin qe Bardhi tentoi të merrte fjalën, nuk i është lejuar dhe nisi të fliste pa mikrofon. Pas kësaj Bushka i ka kërkuar Bardhit që të mbaj qetësi dhe të mos prishë mbledhjen. 

Pjesë nga debati: 

Kadia: Mund të vazhdojë

Bardhi: Të marrim leje

Bushka: Ju lutem a ka mundësi, afroni pak mikrofonin dhe i ftuari po flet a mund ta dëgjojmë.

Bardhi: I ftuari të vazhdojë fjalën.

Bushka: Këtu drejtoj unë, kur të drejtoni ju jepni urdhra, i ftuari do flasi, ne sipas rregullores do e dëgjojmë.

Bardhi:I ftuari do flasi ....

Bushka: Mos ma ngri zërin mua, do flisni sipas rregullores kur të merrni fjalën, nëse nuk keni interes të dëgjoi të ftuarin është çështja juaj, por ju nuk mund të prishni mbledhjen. Mereni fjalën vazhdoni, ju lutem ju jutem zoti Bardhi se nuk ju nderon kjo shprehje. 

porti i durrësit klotilda bushka gazment bardhi

Sondazh

Poll