Politike

Sulmet kibernetike/ Tabaku: U cënua siguria kombëtare! Kreu i DSIK: S'janë prekur informacionet e klasifikuara

Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali sulmet e hakerave vijojnë por që përballohet nga sistemet e sigurisë. Por kjo nuk e ka bindur drejtuesen e Komisionit Jorida Tabakun, e cila tha se qeveria ka shpenzuar miliona euro për një sistem që sipas saj ka dalë zbuluar.

15 Nëntor 2022, 15:47 Nga e.k
Sulmet kibernetike/ Tabaku: U cënua siguria kombëtare! Kreu i DSIK:
Jorida Tabaku

TIRANË- Është shoqëruar me debate mes palëve mbledhja e Komisionit të Integrimit Europian ku po diskutohej projekligji i 'Infromacionit të Klasifikuar". Diskutimet risollën sërish në vëmendje sigurinë kibernetike të vendit pas sulmeve të kryera nga hakerat iranianë. 

Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali sulmet e hakerave vijojnë por që përballohet nga sistemet e sigurisë. Por kjo nuk e ka bindur drejtuesen e Komisionit Jorida Tabakun, e cila tha se qeveria ka shpenzuar miliona euro për një sistem që sipas saj ka dalë zbuluar. Por në përgjigje të saj Spiropali tha se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas saj vendi ynë shpenzon 34 herë më pak se Estonia për mbrojtjen kibernetike. 

Elisa SpiropaliNë javë 1 milionë sulme ndaj sistemit digjital, të cilat kthehen mbrapsht, po ju them që ky nuk ishte sulm i disa fëmijëve në bodrum, por nga republika islamike e Iranit, Shqipëeria ka reaguar shumë shpejt për tu rimëkëmbur, për 12 ditë.

Jorida TabakuProblem është që ju digjitalizimin e konsideroni si tendera rrugësh. E marrin kompani të mëdha që e nënkontraktojnë dhe pastaj bëhet shto ujë e shto miell dhe pastaj bëhen si koncesionet e rrugëve.

Elisa SpiropaliShpenzojmë 34 herë më pak se Estonia për mbrojtjen digjitale, një vend sa gjysma e Shqipërisë  shpenzon në vit aq sa kemi shpenzuar ne në 9 vite. Për të mos folur për BE, 127 miliardë euro për sigurinë.

Ndërsa kreu i DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) tha se pavarësisht sulmeve të hakerave dhe rrjedhjes së informnacioneve sensitive informacionet e klasifikuara nuk janë prekuar.

Dorian TolaNuk janë pjesë e sistemeve të klasifikuara. Infrastruktura që trajton informacionet e klasifikuara nuk është prekur. Të dhënat e tjeraqë dalin, janë të dhëna sensitive, por jo të dhëna të klasifikuara.

Në fund të mbledhjes së Komisionit projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Ky projektligj parashikon deklasifikimin e pjesshëm të ish-dosjeve të Sigurimit.

jorida tabaku elisa spiropali dorian tola

Sondazh

Poll