Politike

Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Ish-pronarët të kompensohen me 100 përqind të vlerës së pronës

Alibeaj kërkoi që ish-pronarët të kompensohen sipas çmimit të tregut aktual me 100% të vlerës së pronës.

15 Nëntor 2022, 14:37 Nga A.B
Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Ish-pronarët të kompensohen me 100
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet ligji për Portin e Durrësit. Partia Demokratike kërkoi, që ish-pronarët të kompensohen sipas çmimit të tregut aktual me 100% të vlerës së pronës. Deklarata u bë nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

' Ju e keni bërë një gjë fare të thjeshtë dhe që në fakt tregon qasjen që PS ka pasur ndaj procesit të kthimit të pronave. Të mos jepet asgjë!Të mbyten në procedura pafund, të vdesin gjyqeve, të shkojnë dhe të lëngojnë gjykatave. Po të doni ju, ju them edhe një gjë tjetër, një pjesë të fajit e keni pasur edhe ne PD. E gjithë vuajtja, e gjithë lëngata, sot ju i thoni shqiptarëve që ia konvertoni me 1/10, me vetëm 10%. Amendamenti është ky, kompensimi të jetë 100%.'-tha Alibeaj.

komisioni i ligjeve 15 nentor 2022 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll