Politike

Porti i Durrësit/ Berisha: Durrësi do kthehet në 'lavatriçen' e pastrimit të parave! Rama aksioner me vëllezërit Karriç

Sipas kreut të PD ky projekt do e kthejë Durrësin në 'lavatriçen' e pastrimit të parave të pista duke e bërë kështu një qytet të pabanueshëm. 

15 Nëntor 2022, 14:42 Nga e.k
Porti i Durrësit/ Berisha: Durrësi do kthehet në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë sa i përket projektit për ndërtimin e Portit të Durrësit. Sipas kreut të PD ky projekt do e kthejë Durrësin në 'lavatriçen' e pastrimit të parave të pista duke e bërë kështu një qytet të pabanueshëm. Sipas kreut të selisë blu kryeministri Rama është një armik i votës ndërsa projektin e ka cilësuar si më korruptivin në histori. Berisha tha se në ktë projekt kryeministri Edi Rama është aksioner bashkë me vëllezërit Karriç, të cilët sipas tij kanë lidhje me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe atë bjellorus Aleksandër Lukashënko.

"Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike në vend. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Por njëkohësisht edhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë. Me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milionë metrash katrorë, Durrësi bëhet qyteti më pabanueshëm i botës. Tejkalon për dendësi çdo lagje, apo qytet mbi planet, por këto janë që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme. Vjedhje e cila nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të projektohet, imagjinohet", tha Berisha.

Sali Berisha: Një betejë e parë e cila natyrisht do të vazhdojë me beteja të tjera. Përballë kemi një armik shumëplanësh i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori i shqiptarëve nga vendi i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në parlament, është të themi e përmasave që tejkalon çdo lloj imagjinate. Tejkalon çdo lloj kodi, ligjor, etik moral. Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike në vend. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Por njëkohësisht edhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë. Me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milionë metrash katrorë, Durrësi bëhet qyteti më pabanueshëm i botës. Tejkalon për dendësi çdo lagje, apo qytet mbi planet, por këto janë që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme. Vjedhje e cila nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të projektohet, imagjinohet. Por këtu ndodh, sepse këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës që nuk ka të ngopur. shqiptarët në betejën e tyre. Ne do fitojmë. Tani, lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to. Vëllezërit janë aty, i ka botuar Euroactiv, i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç ishin. Pra bëhet një formalitet, por ata janë përfaqësuesit e Aleksandër Vuçiç dhe Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës në Portin e Durrësit. Natyrisht aksioner më kryesor është vetë Edi Rama. Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë ata pyesin, ku e di ti këtë, që thua Edi Rama? Shumë e thjeshtë, nuk mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshija të tjerët që janë. Si mund ti fsheh popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve? Kjo nuk ndodh kurrë, kjo ndodh veç kur e ke ndërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj.

sali berisha porti i durresit

Sondazh

Poll