Politike

Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes, lë ‘Përputhen’ dhe kalon në Kuvend: Nesër paraqitem në KQZ (FOTO)

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Nebijaj.

15 Nëntor 2022, 16:40 Nga F.M
Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes, lë ‘Përputhen’
Ori Nebijaj dhe Grida Duma

TIRANË- Moderatorja Ori Nebijaj ka vendosur të pranojë mandatin e deputetes për tu bërë një nga 140 ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë. Dosja.al mëson se Nebijaj ka vendosur të lërë emisionin “Përputhen” që drejton aktualisht në Top Channel. Nesër ajo pritet që t'i drejtohet zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin e firmosur për marrjen e mandatit. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Nebijaj.

“Unë sot e plotësova formularin dhe nesër e dorëzoj në KQZ. Mandati është detyrim për mua, edhe pse rrethanat politike s’më favorizojnë unë në parlament jam për të gjithë ata që besuan tek unë me votën e tyre,"- tha ajo për ‘BalkanWeb’.

Lëvizja erdhi pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit.  Duma startoi një natë më parë emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit. Dosja.al ka siguruar edhe formularin e vetëdeklarimit të firmosur nga Nebijaj.

Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes, lë ‘Përputhen’
Formulari

Por KQZ, në një sqarim për mediat thotë se deri pasditen e 15 nëntorit, nuk ka marrë asnjë dokument që vërteton pranimin e mandatit nga Nebijaj. 

ori nebijaj grida duma

Sondazh

Poll