Politike

Kandidaturat për Avokatin e Popullit, PS dakord me opozitën, Balla: Kemi marrë 2 kandidatura nga PD

Taulant Balla tha se që në vitin 1998 është rënë dakord që posti i Avokatit të Popullit të jetë propozim i opozitës. 

15 Nëntor 2022, 14:17 Nga k.m.
Kandidaturat për Avokatin e Popullit, PS dakord me opozitën, Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Partia Socialiste është shprehur dakord për 2 kandidaturat e propozuara nga opozita për Avokatin e Popullit. Lajmin e dha Tualant Balla, i cili dha gjithashtu "ok" e socialistëve që janë Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Në fjalën e tij nga Kryesia e Kuvendit, Taulant Balla tha se që në vitin 1998 është rënë dakord që posti i Avokatit të Popullit të jetë propozim i opozitës. 

“Kemi pasur një diskutim lidhur me Avokatin e Popullit, ka qenë Mediu që ka kërkuar që të 11 kandidaturat e propozuara me firma deputetësh nga opozita të hynë për votim dhe ajo që kemi bërë shumë të qartë është fakti se ka një detyrim kushtetues që përcakton numrin e votave që duhet të marrë një kandidat, që është jo më pak se 3/5, ka një traditë që ka parashikuar që nga miratimi i Kushtetutës në 1998 që ka të bëjë me nevojën e një propozimi që vjen nga opozita dhe dakordësinë që jep maxhoranca dhe unë e kam bërë të qartë që kemi marrë zyrtarisht nga grupi i PD, si grupi më i madh i opozitës, nga Alibeaj që ka komunikuar publikisht 2 kandidatura të pranueshme, në një prej mbledhjeve vijuese të grupit të PS ne do t’i shqyrtojmë për t’i shprehur dhe pastaj kanë të drejtën për të hyrë në seancë që të shqyrtojmë kandidaturat e PD kështu që shumë e afët në një prej seancave që do vijojnë”, tha Balla.

Më pas, Balla u ndal tek kundërshtari politik, kryedemokrati Sali Berisha, duke shtuar se ky i fundit duhet që të sqarojë pozicionin e tij me UDB-në.

“E bëri se e bindi apo se e bindi me lekët te xhepi? Sali Berisha është në borderonë e Kremlinin preh jush vite, madje ka qenë që kur thyente embargon ndërkombëtarë kundër Milloshevic. Që Berisha duhet të sqarojë dhe marrëdhënien dhe me UDB, është e vërtete që është edhe një parti tjetër e përfshirë në çorbën ruse dhe që në ditët dhe në javët në vijim, pasi siç ndodhi me dokumentin sekret të CIA-s”, tha Balla.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit ishte parashikuar të bëhej në muajin korrik, por nuk u arrit dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa për të njëjtin pozicion pune kishte aplikuar dhe avokatja në detyrë, Erinda Ballanca. Pasi të dilet me një emër, zgjedhja e avokatit të ri të popullit do kalojë me Kuvend me 84 vota, për të fituar kështu një mandat 5-vjeçar në detyrë. 

taulant balla avokati i popullit

Sondazh

Poll