Sport

Çfarë ndodhi me Lee Seung-woo? Nga “Messi korean” te aventurat e dështuara në Europë! Tani ka gjetur një ekip të ri

ër të gjithë ai ishte Messi korean, një kampion i vërtetë i destinuar për një të ardhme superylli. Megjithatë, në moshën 23-vjeçare ishte pa skuadër dhe tani është kthyer në futbollin aktiv me Suwon.

7 Korrik 2022, 17:02 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi me Lee Seung-woo? Nga “Messi korean” te
Lee Seung-woo

KOREJA E JUGUT- Për të gjithë ai ishte Messi korean, një kampion i vërtetë i destinuar për një të ardhme superylli. Megjithatë, në moshën 23-vjeçare ishte pa skuadër dhe tani është kthyer në futbollin aktiv me Suwon. Lee Seung-woo tërhoqi interesin nga shumë prej klubeve kryesore të planetit pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme në Kupën e Kombeve Danone 2010. 12-vjeçari në atë kohë zgjodhi t'i bashkohej Barcelonës me shpresën që një ditë të luante përkrah idhullit të tij Lionel Messi.

Ndikimi i Lee në nivelin e të rinjve ishte menjëherë mbresëlënës. Ritmi i tij mahnitës, teknika dhe aftësia për të dribluar me lehtësi rivalët e ndihmuan atë të rritej gjithnjë e më shumë dhe të fitonte disa tituj me fanellën e Barcelonës. Sikur të mos mjaftonte kjo, 39 golat e shënuar në 29 ndeshje me ekipin U-13 i lejuan sulmuesit të ri të thyente rekordin e mëparshëm të Messit.

Prandaj, pritshmëritë ishin shumë të larta, ndoshta shumë të larta. Barcelona ishte gati ta merrte në ekipin e parë, por FIFA akuzoi klubin për shkeljen e rregullave në lidhje me transferimin e të rinjve. Prandaj, organi drejtues i futbollit botëror e ndaloi Lee dhe tetë të rinj të tjerë të La Masia-s të marrin pjesë në ndeshjet zyrtare për klubin e tyre deri në ditëlindjen e tyre të 18-të.
Në vitin 2017, ai zbarkon në Serinë A te Verona dhe ndjek klubin edhe në Serinë B, më pas transferimin në Saint-Truiden. Në Belgjikë koreani nuk shkëlqen dhe transferohet në Portugali në formë huazimi. Aventura e tij portugeze zgjati disa muaj dhe në fund ai ndërpreu kontratën me Saint-Truiden.

Lee Seung-woo i thotë lamtumirë Evropës, por jo futbollit. Ai kthehet në atdheun e tij dhe në dhjetor 2021 firmos me Suëon, një klub në K League Classic, divizioni më i lartë i kampionatit të Koresë së Jugut. Ai nuk do të jetë Messi i ri, por 24-vjeçari nuk heq dorë nga topi dhe përpiqet të rilindë aty ku nisi gjithçka, në Korenë e Jugut.

E.Ç (Dosja.al)

lee seung-woo barcelona messi

Sondazh

Poll