Sport

Lorenzo Insigne i pafat, nis keq aventura me Toronton

Ai i ndoqi ndeshjet kundër Columbus Crew dhe Seattle Sounders nga tribuna, duke pritur që të jetë në gjendje të ofrojë kontributin e tij në fushë.

7 Korrik 2022, 12:46 Nga DOSJA
 
Lorenzo Insigne i pafat, nis keq aventura me Toronton
Lorenzo Insigne

KANADA- Ai i ndoqi ndeshjet kundër Columbus Crew dhe Seattle Sounders nga tribuna, duke pritur që të jetë në gjendje të ofrojë kontributin e tij në fushë. Lorenzo Insigne do të duhet të presë përpara se të zhvillojë ndeshjen e parë me fanellën e Toronto FC. Klubi kanadez nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, të cilit i shtohet edhe dëmtimi i pësuar nga ish-kapiteni i Napolit.

Tendosje muskulore në pulpë dhe asnjë debutim, parashikuar në fundjavë kundër San Jose Earthquakes. Trajneri Bob Bradley dha disa detaje nga gjendja e lojtarit."Ai nuk ndihej mirë në fushë, kështu që u largua nga séance stërvitore. Do të duhet pak kohë për t’u rikthyer. Mendoj se një datë reale është 23 korrik, megjithëse ka shpresë që gjithçka mund të zgjidhet më shpejt."

E.Ç (Dosja.al)

 

insigne toronto

Sondazh

Poll