Sport

Modelja braziliane në pritje të lindjes së vajzës së tyre, Cecialias, tregon arsyen e ndarjes me Militaon

Karoline Lima, e cila është në fazën e fundit të shtatzënisë dhe do të sjellë në jetë Cecilian në ditët në vijim, shprehet: “Vajza është mirë dhe unë jam shumë e fortë”, shprehet ajo.

7 Korrik 2022, 13:41 Nga DOSJA

Modelja braziliane në pritje të lindjes së vajzës së

BRAZIL - Karoline Lima ka njoftuar prishjen e lidhjes së saj me Éder Militao, mbrojtësin e Real Madridit, pak ditë para se të lindnin së bashku vajzën e tyre. Influencuesja mediatike braziliane, e cila ka më shumë se 2.6 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar një video në 'stories' e saj, për të shpjeguar ndarjen e saj me Militao.

"Pasi u kthye nga udhëtimi i tij, u përpoqa t'i zgjidhja gjërat. Por puna arriti në një pikë, ku e pashë se marrëdhënia e dashurisë nuk do të funksiononte. Vendosa t'i jap fund dhe mendoj se ishte vendimi më i mirë që kam marrë,"- shpjegon Karoline Lime.

"Ne do të kemi gjithmonë një lidhje, e cila është Cecilia, që do të jetë prioriteti në jetën tonë. Sido që të jetë, ne do të duhet të jemi mirë për të. Unë jam mirë dhe do të përmirësohem,"- sqaroi braziliania pas ndarjes së saj me Militao.

Karoline Lima, e cila është në fazën e fundit të shtatzënisë dhe do të sjellë në jetë Cecilian në ditët në vijim, shprehet: “Vajza është mirë dhe unë jam shumë e fortë... Cecilia është edhe më e fortë”. Modelja braziliane 26-vjeçare, e cila para se të fillonte të dilte me Militao në vitin 2021, kishte pasur një lidhje me Neymar.

Modelja braziliane në pritje të lindjes së vajzës së

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll