Sport

Dybala është lodhur nga pritja, pranon ofertën me kushtet e Interit! Por ka një problem…

Gazzeta dello Sport shkruan se agjenti i lojtarit ka pranuar ofertën 5 milionë plus 1 bonuset. Megjithatë ka një problem që duhet zgjidhur. Klubi zikaltër duhet të shesë me patjetër dy sulmues

7 Korrik 2022, 12:11 Nga DOSJA

Dybala është lodhur nga pritja, pranon ofertën me kushtet e

ITALI-Lotët e Paulo Dybalës në fund të ndeshjet Juventus-Lazio ishin momentet e fundit me fanellën bardhezi. Tifozët i kërkuan një nder të fundit në xhiron e tij në Allianz Stadium: “Mos shko te Inter”. Vështrimi i Dybala ndaj asaj kërkese ishte rrufeshëm, pothuajse i padepërtueshëm. Pavarësisht kërkesës së tifozëve, duket se Paolo Dybala ka pranuar ofertën e Interit.

Gazzeta dello Sport shkruan se agjenti i lojtarit ka pranuar ofertën 5 milionë plus 1 bonuset. Megjithatë ka një problem që duhet zgjidhur. Klubi zikaltër duhet të shesë me patjetër dy sulmues, pasi në organikën zikaltër ndodhen 6 lojtarë të pjesës offensive. Sanchez dhe Pinamonti janë dy lojtarët që duhen larguar me patjetër, pa harruar edhe Dzekon.

Hapësirat e boshnjakut janë kufizuar pas ardhjes së Lukakut. Vetëm pas sistemimit të këtyre lojtarëve te Inter do t’i hapet dera Dybalës, që bashkë me Lukakun,  dhe dy argjentinasit Lautaro e Correa, do të jenë 4 sulmuesit që do të mbajnë peshën e repartit sezonin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

dybala inter

Sondazh

Poll