Sport

Bayern Munich, 75 milionë euro në ‘pjatë’ për kartonin e holandezit De Ligt

Mbrojtësi e ka bërë të ditur se dëshiron kalimin te bavarezët dhe pret që oferta të bëhet e kënaqshme edhe për Juventusin

7 Korrik 2022, 14:46 Nga DOSJA
Bayern Munich, 75 milionë euro në ‘pjatë’ për

ITALI - Qendërmbrojtësi holandez i bardhezinjve ka tre rrugë, prej të cilave duhet të zgjedhë vetëm një: Juventus, Bayern ose Chelsea.

Sipas ‘Sky Germany’, nga takimi mes agjentëve të Matthijs de Ligt dhe atyre të Bayern Munichut është arritur një marrëveshje mes palëve. Ndërkohë që një gjë e tillë me Juventusin ende nuk është përcaktuar. 

Oferta e fundit nga bavarezët është 70 milionë euro, ndërsa klubi i Juventusit do të kërkonte të paktën 80 për ta nisur atë. Sipas “Corriere della Sera”, Bayern Munich mund të shkojë deri në 75 milionë euro për të blerë kartonin e De Ligt.

Mbrojtësi holandez e ka bërë të ditur se dëshiron kalimin te bavarezët dhe pret që oferta të bëhet e kënaqshme edhe për Juventusin, në mënyrë të transaksioni të realizohet dhe De Ligt të veshë fanelën Bayernit sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll