Sport

Arteta i bën thirrje drejtuesve të marrin sulmuesin shqiptar, Arsenal bën ofertën zyrtare

Arsenal vazhdon merkaton për t’u përforcuar para fillimit të sezonit. Deri më tani kanë ardhur Gabriel Jesus,  Fabio Vieira, Matt Turner dhe Marquinhos, por trajneri Arteta e di mirë se duhet forcuar reparti i sulmit

7 Korrik 2022, 13:12 Nga DOSJA
 
Arteta i bën thirrje drejtuesve të marrin sulmuesin shqiptar, Arsenal
Mikel Arteta

ANGLI- Arsenal vazhdon merkaton për t’u përforcuar para fillimit të sezonit. Deri më tani kanë ardhur Gabriel Jesus,  Fabio Vieira, Matt Turner dhe Marquinhos, por trajneri Arteta e di mirë se duhet forcuar reparti i sulmit dhe pasi dështuan të merrnin Raphinan nga Leeds, tekniku spanjoll duket se ka hedhur sytë te futbollisti kosovar Edon Zhegrova.

Gazetari Arlind Sadiku bën me dije se Arsenali ka dorëzuar një ofertë zyrtare në tryezën  Lille-s dhe tashmë vendimi i përket pikërisht klubit francez dhe vetë lojtarit.

“Arsenal ka dorëzuar një ofertë zyrtare për sulmuesin 23-vjeçar Edon Zhegrova. Lojtari ka impresionuar klubin anglez këtë vit te Lille, pasi u transferua nga Basel në janar për 7 milionë euro." Ishte postimi i Sadikut.

E.Ç (Dosja.al)

arteta zhegrova arsenal

Sondazh

Poll