Sport

Man. United vendos çmimin për të shitur Ronaldon, çdo klubi i interesuar duhet të paguajë këtë shifër

Manchester United vendos në merkato Cristiano Ronaldon. Te skuadra angleze, sulmuesi portugez fiton 28 milionë euro në vit, një shumë e lartë duke marrë parasysh moshën e tij.

7 Korrik 2022, 13:12 Nga DOSJA
Man. United vendos çmimin për të shitur Ronaldon, çdo
Cristiano Ronaldo

ANGLI- Manchester United vendos në merkato Cristiano Ronaldon. Te skuadra angleze, sulmuesi portugez fiton 28 milionë euro në vit, një shumë e lartë duke marrë parasysh moshën e tij.  CNN përmes zbulimit të korrespondentit portugez Bruno Andrade bën të ditur se Manchester United është gati ta shesë, por me një kusht: vetëm nëse vjen një ofertë 15 milionë euro, që është e barabartë me shpenzimin e bërë verën e kaluar për ta marrë nga Juventus.Vetëm në këtë mënyrë mund të hapen negociatat me palët e interesuara.

Bayern Munich, por mbi të gjitha Chelsea janë në gjurmët e CR7 që mund të fluturojë drejt Londrës dhe të përjetojë një tjetër aventurë në Premier League pas dy eksperiencave te United. Nuk do të jetë e lehtë të mbyllet ky operacion, por ka të gjitha kushtet për ta bërë këtë për sa kohë të paguhen 15 milionët e kërkuara nga Manchester United.

E.Ç (Dosja.al)

 

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll