Sport

Truku i sulmuesit gjerman që nuk u zbulua nga askush: “Në vendin tim stërvitej gruaja”!

Stefan Kießling tani është një drejtues sportiv i cili u tërhoq nga futbolli aktiv në moshën 38-vjeçare pasi kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij duke luajtur si sulmues për Bayer Leverkusen.

7 Korrik 2022, 12:38 Nga DOSJA
Truku i sulmuesit gjerman që nuk u zbulua nga askush: “Në vendin
Stefan Kießling

GJERMANI- Stefan Kießling tani është një drejtues sportiv i cili u tërhoq nga futbolli aktiv në moshën 38-vjeçare pasi kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij duke luajtur si sulmues për Bayer Leverkusen. Një ikonë e vërtetë në klubin gjerman ku zhvilloi 344 ndeshje dhe 131 gola, paraqitje  që i dha atij edhe fanellën e kombëtares gjermane mes viteve 2007 dhe 2010.

Megjithatë, Kießling për disa vite fshehu një sekret që nuk i ishte zbuluar askujt. Stërvitjet e monitoruara që duhej të bëheshin jashtë qendrës sportive zhvillohen nëmënyrë autonome dhe me sa duket ekziston një mënyrë për të mashtruar.

Fati më i madh i Kießling? Përveç talentit, gruaja e tij ishte e gatshme të përfitontenga detyrat e shtëpisë së bashkëshortit për qëndruar në formë. Kështu, sulmuesi ia dorëzonte gruas orën që maste frekuencat kardiake dhe… kaq. Ja si e ka shpjeguar vetë ai pak kohë më parë në njëintervistë të dhënë për SportBild.

“Nuk i kam bërë kurrë në 100 % ushtrimet përgatitore. Të japin një orë që mat frekuencën kardiake dhe memorizon gjithë ushtrimin. Duke parë se gruaja ime është shumë atletike, ajo ka bërë disa vrapime në vendim tim. E ka bërë aq mirë sa askush nuk e ka vënë re.”

E.Ç (Dosja.al)

bayer leverkusen gjermani

Sondazh

Poll