Sport

Nuk është Anglia as Spanja! Lazio përfundon shitjen e Muriqit, klubi italian përfiton 11 milionë euro

Aventura italiane e Vedat Muriqit ka arritur në fund. Pikërisht në këto orë, Lazio po finalizon shitjen e plotë të sulmuesit te Club Brugge.

7 Korrik 2022, 12:46 Nga DOSJA
Nuk është Anglia as Spanja! Lazio përfundon shitjen e Muriqit,
Vedat Muriqi

BELGJIKË- Aventura italiane e Vedat Muriqit ka arritur në fund. Pikërisht në këto orë, Lazio po finalizon shitjen e plotë të sulmuesit te Club Brugge.Siç raporton Fabrizio Romano, bardhekaltërit do të përfitojnë nga ky transferim rreth 11 milionë euro.

Detajet përfundimtare do të depozitohen, por përgatitja e dokumenteve përfundimtare është tregues i suksesit të marrëveshjes.

Fazën e dytë të kampionatit, Muriqi e kaloi në huazim te Mallorca. 5 gola në 16 paraqitje në La Liga për sulmuesin, i cili kontribuoi në shpëtimin e klubit.

E.Ç (Dosja.al)

 

vedat muriqi

Sondazh

Poll