Sport

Zhurmë për largimin e brazilianit nga PSG-ja, Messi i del në krah Neymar-it

Kampionët e Francës nuk po kalojnë një periudhë të mirë brenda ekipit, ku shpesh midis tyre ka patur debate.

7 Korrik 2022, 14:07 Nga DOSJA
Zhurmë për largimin e brazilianit nga PSG-ja, Messi i del në krah

FRANCE - Pas largimit të trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino, për momental çështje është te largimi i Neymar, të paktën sipas shtypit francez, paçka se trajneri i ri theksoi se e do brazilianin në ekip.

Kohët e fundit, Neymar dhe presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi, kanë pasur përplasje së bashku në largësi. Por gjithçka ka nisur kur Mbappe nuk kaloi te Real Madrid dhe rinovoi për PSG për një shumë stratosferike dhe tani mban në dorë çelsin e klubit.

Në këtë mjedis të mjegulluar, here nga thashethemet dhe here nga realiteti, ylli argjentinas Lionel Messi ka dalë kundër largimit të mikut të tij Neymar, teksa për këtë ide në prapaskenë qëndron Kylian Mbappe.

Gjithssesi, nëse Neymar vendos të largohet, për klubi parizien do të ketë humbje kolosale në financa. Braziliani ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe nëse PSG vendos ta largojë, do të duhet t’i paguajë 32 milionë euro për çdo sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll