Politike

Raundi i 3 për Presidentin mblidhet më 30 maj, PS: Mos vini kushte: Ta zgjedhim ne

Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Nga ana tjetër, Taulant Balla e Elisa Spiropali nuk bien dakort me draftin e Alibeajt. Njëzëri, ata i thanë Opozitës se nëse e konsideronte proces ilegjitim të mos ulej më në tryezë me ta në mënyrë që negociatat të vijonin me grupet e tjera parlamentare.

24 Maj 2022, 08:05 Nga DOSJA
Raundi i 3 për Presidentin mblidhet më 30 maj, PS: Mos vini kushte: Ta
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Data dhe ora u vendosën në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, që u zhvilluar mes debateve mes Opozitës e Maxhorancës. 30 maji shënon edhe raundin e mundësinë e fundit të Opozitës për tu bërë pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit. Më 29 maj ora 16:00 është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave, ndërsa Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 09:00, më 30 maj. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se Opozita nuk ka më kohë e duhet të nxitojë për zgjedhjen e një kandidati për Kreun e Shtetit dhe të mos humbasë raundin e fundit.

Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Nga ana tjetër, Taulant Balla e Elisa Spiropali nuk bien dakort me draftin e Alibeajt. Njëzëri, ata i thanë Opozitës se nëse e konsideronte proces ilegjitim të mos ulej më në tryezë me ta në mënyrë që negociatat të vijonin me grupet e tjera parlamentare. Sipas Ballës, të propozojë Opozita katër kandidatë e mes tyre të zgjedhjë maxhoranca, nuk është negociim, por që t’ia lësh në dorë PD-së Kreun e Shtetit.

Alibeaj pretendon se marrëveshja parashikonte propozimin e 4 kandidaturave nga PD, nga të cilat, socialistët do të përzgjidhnin dy dhe më pas, së bashku do të vendosnin për emrin që do e mbështesnin si kandidaturë të dyja palët. Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga ana tjetër tha se nuk e kishin pranuar asnjëherë një formulë të tillë që i përjashtonte ata nga e drejta propozimin të një kandidature për president.

Balla deklaroi se ata kishin rënë dakort që deri në raundin e tretë të ishte opozita që të propozonte, por që ccdo kandidaturë e saj të mbështetet nga firmat e veta.  Pas seancës së djeshme, Alibeaj deklaroi se ai i qëndronte propozimit të tij, që sipas tij, i garanton vendit një president që nuk ishte as i njërës dhe as i tjetrës palë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të respektojë marrëveshjen për të pritur Opozitën deri në raudnin e tretë.

“Do të presim dhe raundin e tretë. Nëse do jetë i njejti rezultat. do mblidhemi e do flasim me kryesinë e PS-së, pastaj me grupin parlamentar, pastaj në sallë,”- tha ai.

Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë e mbetet në duart e maxhorancës.

(a.b;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll