Politike

VD-Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

Fatmir Mediu ripërsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm, duke kërkuar që opozita të bashkohej për të dalë me një emër të përbashkët.

24 Maj 2022, 15:28 Nga DOSJA

VD-Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet

 

TIRANË- Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk ka më kohë dhe opozita duhet të ketë një kandidat të vetin për presidentin e ri të vendit sa më parë. Në fjalën e saj në Konferencën e Kryetarëve, ai ripërsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm, duke kërkuar që opozita të bashkohej për të dalë me një emër të përbashkët.

“Nuk ka kohë as për 8 as për 10 kandidatë, të gjejmë një kompromis, ajo që e bën të munshme është të dëgjojmë njëri tjetrin, duhet të kishim cuar dje një kandidaturë, dhe duhet të cojmë në raundin e tretë një kandidat, para se të këkrojmë përgjegjësi te pala tjetër, duhet ta kërkojmë te vetja, kemi në dorë një element kushtetues, le ta dëgjojmë njëherë brenda vetes dhe të përpiqemi të gjejmë një konsensus me maxhorancën brenda një kohe të shkurtër. Më vjen keq që i them këto gjëra publikisht, por kjo ka mbetur e vetmja formë për të folur duhet të dalim me një kandidaturë,”- tha Mediu.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Taulant Balla dha 6 ditë kohë për të folur me emra konkretë. ibeajt.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll