Politike

Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj kërkon sërish marrëveshje me PS: Mendojeni, votat i keni

Enkelejd Alibeaj tha se presidenti duket të ishte mbi palët. Ndryshe një vendim i kundërt do të sillte “ngreçe” politike në të ardhmen.

24 Maj 2022, 15:43 Nga DOSJA

Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj kërkon sërish

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi edhe njëherë gjithpërfshirje në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në fjalën e tij gjatë Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj tha se presidenti duket të ishte mbi palët. Ndryshe një vendim i kundërt do të sillte “ngreçe” politike në të ardhmen.

“Doni një proces kur të marrë pjesë opozita? Ja rregullat. Të arrihet me një kandidat emrash, të ketë mbështetjen e të gjitha palëve, edhe tuajën. Serioziteti kërkon këtë gjë. Tërheqja tregon besuesshmërinë tuaj. Kushdo që ka sy ta dëgjojë dhe ka durim që ta shohë, besoj që është fare e qartë për atë që ka ndodhur deri më tani. Dokumenti është i shkruar për këtu, ishte test për të kuptuar para ca kohësh, siç thatë që ne presim nga opozita. Nuk doni është e qartë kjo punë. Votat i keni por do të jetë presidenti i votave të vjedhura. Do të ketë ngërç që do e shoqërojë presidentin për 5 vite. Mendojeni dhe më thonë,”-tha ndër të tjera ai.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Taulant Balla dha 6 ditë kohë për të folur me emra konkretë. 

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll