Politike

VD-Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Edhe njëherë ajo u ka përmendur datën 30 maj, duke u kërkuar që të paraqiten me emra.

24 Maj 2022, 15:38 Nga DOSJA

VD-Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë një kërkesë opozitës në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Ajo u tha kolegëve të opozitës, se nëse nuk besojnë në procesin që po zhvillohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, atëherë të mos marrin pjesë në diskutime. Edhe njëherë ajo u ka përmendur datën 30 maj, duke u kërkuar që të paraqiten me emra.

Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces? Ne kemi qenë që ditën e parë të gatshëm për të dhënë emra, kushte nuk vëmë, kushte nuk mund që të na vini. Ne emrat i marrim përmes portaleve dhe mediave por nuk na vijnë prej jush. Nëse doni sillni emrat, eja të ulemi, ne jemi të gatshëm që të mbëshetesin një kandidat që plotëson kriteret tona. Nëse biem dakord, vëmë edhe votat tona në Kuvend. Nëse është problem i brendshëm i opozitës së kujt i mbetet faji se po flet me armikun, kjo nuk është politike, është apolitike. Orën e kemi, datën, po, eja të ulemi dhe lutem të na sillni emra,”-tha ndër të tjera Spiropali.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Taulant Balla dha 6 ditë kohë për të folur me emra konkretë. 

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll