Politike

VD-Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Por nuk harroi që të akuzonte se socialistët e donin presidentin për vete dhe jo për popullin.

24 Maj 2022, 15:29 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin
Enkelejd Alibeaj
 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se procesi po minohet nga maxhoranca që sipas tij nuk i është përmbajtur fjalëve të thëna. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj tha tha se duhet që Presidenti të zgjidhet me konsensus, siç e parashikon Kushtetuta dhe që ndoshta, s’ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën. Por nuk harroi që të akuzonte se socialistët e donin presidentin për vete dhe jo për popullin.

“Procesi domosdoshmërisht duhet të ketë sintetizim të të gjitha kërkesave, nevojave, shijeve të opozitës, por nuk është kjo thelbësorja, thelbësorja është edhe qëndrimi i palës tjetër, që nuk ka legjitimitet të zgjedhë e vetme një president. Ata nuk duan një president të republikës, por një president të tyre. Ramë dakord për një president të qartë të shkruar të thënë para mediave, ku opozita të mos ishte thjesht dhe vetëm mbushëse topi, por një palë në një proces serioz. U tërhoqën sepse e kanë të përcaktuar që duan të shkojnë te raundi i katërt. Nuk i qëndrojnë fjalës, dakordësisë. Nuk është fjala sa solide është opozita. Në këtë proces futemi si një detyrim kushtetues, politik, për qytetarët, C kishim për ti dhënë i dhamë. Zgjedhja e presidentit nuk është një proces për të treguar sesa solide është një palë. Ne marrim pjesë në këtë proces, por farë nuk bëhemi në sytë e shqiptarëve. I kuptoj shqetësimet që kolegët e mi thonë dhe përpiqem t’i jap të drejtë. Kjo është një çështje e cila sigurisht na përfshin ne si opozitë dhe mbi të gjitha duhet parë se çfarë qëndrimi ka pala tjetër për Presidentin e Republikës, në një proces që duhet të ketë pse jo sintetizim të të gjitha nevojave, shijeve të opozitës, por s’është kjo parësore. Parësore është qëndrimi i palës tjetër. S’është palë dosido. Është palë e cila nuk ka legjitimet për të zgjedhur e vetme Presidentin e Republikës. Pala tjetër e ka thënë që mirëpresim raundin e 4 dhe të 5. Ata duan të zgjedhin një President të tyrin. Ajo që kemi bërë. Ne kemi bërë detyrimet tona. Ne marrim pjesë në proces, por as lojë dhe as farsë nuk bëhet në sy të shqiptarëve,”- tha Alibeaj.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Taulant Balla dha 6 ditë kohë për të folur me emra konkretë. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll