Politike

Raundi i tretë për presidentin, Alibeaj: Edhe nesër do shkoj në konferencën e kryetarëve

Duke folur për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare, Alibeaj tha se presidenti që do të zgjidhet nuk duhet të plotësoj as tekat e mazhorancës dhe as ato opozitës.

23 Maj 2022, 20:48 Nga DOSJA
Raundi i tretë për presidentin, Alibeaj: Edhe nesër do shkoj
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputet demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se do të marrë pjesë nesër në Konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e Presidetit. Duke folur për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare, Alibeaj tha se presidenti që do të zgjidhet nuk duhet të plotësoj as tekat e mazhorancës dhe as ato opozitës.

"Mjeti ynë i vetëm është që të qëndrojmë tek parimet, rregullat dhe procedurat e rëna dakord. U thashë edhe njëherë, siç edhe vendimi i grupit parlamentar ishte...Edhe nesër do të shkoj, do i them i qëndroj apo jo dokumentit që kemi paraqitur. Se të tre thanë dakord. Hoqën dorë, ishte e parashikueshme, por të paktën historia do të tregojë se kush ishte me qëndrime parimore. Për këtë arsye unë po iu them se ne iu qëndrojmë atyre rregullave. Nesër presidentit që t'i dalë as i tekave të maxhorancës dhe as të opozitës. Ky është qëllimi që ajo procedurë, që u ra dakord të vazhdojë...Ashtu siç ndodhi në vitin 2002, u identifikua dhe ishte nënshkrim i përbashkët. E njëjta situatë dua të që ndodhë edhe tani. Ky është detyrimi që ka parlamenti, sot ta krijojmë këtë proces, por nesër të mos e konsiderojë veten si kulis. Unë nuk jam por edhe kolehët nuk jemi për një proces, më jep një qen me lesh, të të jap arush fotograf. Duhet të jetë i shkëputur nga të gjitha vërgojtë. No comment për Berishën," tha Alibeaj. 

(I.A;k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll