Politike

VD-Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Më 30 maj, ora 10:00 do të zhvillohet raundi i tretë dhe i fundit që kërkon shumicë të cilësuar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

24 Maj 2022, 15:31 Nga DOSJA

VD-Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar datën e radhës për votimin e presidentit të ri, që do të pasojë Ilir Metën. Më 30 maj, ora 10:00 do të zhvillohet raundi i tretë dhe i fundit që kërkon shumicë të cilësuar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Edhe njëherë Balla ka bërë me dije se nuk e pranon skemën “4.2.1”, që ka propozuar opozita për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

“Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00. Si mund të thuash hajde negociojmë, unë propozoj Tabakun, Dumën, Gjekmarkaj dhe Alebeajn, edhe presidenti i bie të jetë ose Tabaku ose Duma. Ky nuk është proces. Më mirë thoni na e lini ne të zgjedhim presidentin. Ju pretendoni të keni presidentin, ne mendojmë ndryshe. Presidenti apo presidentja duhet të kalojë përmes një proces më të gjerë. Ne nuk do propozojmë kandidatë me datë 30, me shpresën se mund të ndodhë ajo që tha Mediu, mund të ndodhë. Do shkojmë në grupin parlamentar të PS, do themi kanë ardhur këto kandidatura pastaj do vijmë tek ju për secilin. Nëse mendoni që ju propozoni katër dhe mes tyre patjetër duhet të jetë presidenti, ky nuk është proces. Unë mendoj që bisedimet duhet të vijojnë. Nëse 4, 2 1 është formula juaja le të themi që sot nuk kemi dakordësi dhe le të kërkojmë nga partitë e tjera që të propozojnë kandidatura që mund të marrë mbështetje,”-tha Balla.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Taulant Balla dha 6 ditë kohë për të folur me emra konkretë. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll