Politike

VD-Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Grida Duma u shpreh se procesi është "nul" për sa kohë që socialistët nuk do të japë asnjë propozim deri në raundin e 3-të.

24 Maj 2022, 15:32 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cilësoi farsë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në fjalën e saj, Duma u shpreh se procesi është "nul" për sa kohë që socialistët nuk do të japë asnjë propozim deri në raundin e 3-të.

PJESË NGA DISKUTIMI NË MBLEDHJEN E SOTME:

Duma: Fakti që ju thoni se nuk do të propozoni asnjë kandidat deri në 30, merret parasysh se si do shkojë procesi. Fakti se nuk hyni në proces, thoni; digjni procesin tuaj se ne nuk na keni. Kjo nuk është negociatë, dhe nga të dyja palët nuk qëndron. Fakti që s’do të propozoni, kjo nuk është negociatë, dhe hyrje në proces. Ju thatë se deri më datë 30 PS nuk do të propozojë.

Balla: Ju nuk keni qenë, keni qenë e zënë.

Duma: Kam qenë çdo herë. Në konferencën e Kryetarëve kam qenë.

Balla: Mos u nxeh!

Duma: Jo nuk nxehem fare. Nuk keni qenë në takimin e ditës së mërkurë.

Balla: Ajo që them se dakordësia ka qenë në 4 raundet e mbetura. në dy raunde sdo proippozoj. Unë nuk shkel marrëveshje kurrë

Duma: Sidomos një marrëveshje që të duhet!

Balla: Po nuk shkel. Çfarë s’po bëjmë ne me Joridën për integrimin.

Duma: Ky i imi është qëndrim. Ju thoni se deri në datë 30 ne nuk propozojmë asgjë. Për çfarë ndërhytë se kuptoj! Ju e thatë këtë. Ju të treja raundet po i bëni kot. pavarësisht propozimeve tona. Që ne vazhdojmë këtë farsë këtu dhe marrim pjesë te Konferenca e Kryetarëve, ne duhet të marrimk vendim që mos të vimë më fare. Këtu nuk bëhet fjalë për të votuar një president konsensual.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Taulant Balla dha 6 ditë kohë për të folur me emra konkretë. 

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll